Mbrojtësi i Kukësit, Eni Imami, ka besim se skuadra e tij do të paraqitet krejt ndryshe në fazën e dytë të sezonit. Autori i një goli në miqësoret e Antalias, është optimist edhe për sfidat në Superligë ndaj Skënderbeut.
Diferenca me kreun është e madhe, por besimi mbetet.
Kukësi mund të luftojë si i barabartë me ekipet më të mirë të Shqipërisë, ndërsa në Turqi po shfaq një vazhdimësi dhe forcë karakteri që sikur e kishin braktisur në Superligë.
Mbrojtësi Eni Imami, 25-vjeçari i aktivizuar mjaft edhe nga ish-trajneri Milinkoviç, është i lumtur me dy fitoret në miqësore, ndërsa ishte edhe autor goli ndaj Bursasporit.
Gjithsesi, në Antalia luhen vetëm miqësore, ndërsa sfida e vërtetë do të jetë me Skënderbeun dhe rivalët e tjerë në Shqipëri./abcnews.al