Eni dhe Genci konfirmojnë lajmin, zbulojnë gjininë e fëmijës në këngën e re

schedule17:21 - 22 Maj, 2022

schedule 17:21 - 22 Maj, 2022

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëhen prindër shumë shpejt. Lajmin e ëmbël e konfirmuan vetë ata përmes videoklipit të këngës së fundit.

Në një nga pjesët e klipit “Ama”, dyshja çajnë edhe tullumbacet, duke zbuluar gjininë e fëmijës që do të jetë vajzë.

Pak ditë më parë, Eni dhe Genci kanë ndarë disa fotografi të veshur si nuse dhe dhëndër ndërsa kanë zbuluar se janë martuar ligjërisht në vitin 2019.

“Mr & Mrs Prelvukaj. Të martuar që prej vitit 2019″, ka shkruar çifti krahas fotove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!