Energjia për furrat e bukës/ OSHEE: Asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo rritje çmimi për bukën abuzive

schedule19:20 - 2 Nëntor, 2024

schedule 19:20 - 2 Nëntor, 2024

Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë në fuqi prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet dhe  asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent  pasi vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve. Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv.

Faturimi i energjisë elektrike sipas fashave u vendos pasi shumë furra buke ushtrojne edhe aktivitete te kombinuara, si pasticeri apo bar kafe. Në bazë të skemës së miratuar gjatë prillit u vendos të mos ndryshoj çmimi për furrat që merret vetëm me prodhim buke të cilat do të vijojnë të faturohen me 7.6 lekë/kwh.

Ndryshim çmimi ka pasur për  ato furra që  ndër të tjera  operojnë edhe si pastiçeri të cilat do të faturohen me 9.5 lekë/kwh,ndërsa ato subjekte që ofrojnë edhe shërbimin e bari do të faturohen me 12 lekë/kwh. Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen janë rreth 1600,  nga të cilat në kategorinë Furra Buke – 480 subjekte, Furra Buke + Pastiçeri – 865 subjekte dhe Furra Buke + Pastiçeri + Bar Kafe – 222 subjekte.

Autoriteti i Konkurencës ka nisur një monitorim të tregut pas ankesave se disa furra buke kanë rritur çmimin e bukës pwr shkak të çmimit tw energjisë. Por nga një vëzhgim i bërë nga Abc News rezultoi se furrat nuk kanë ndryshuar çmimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!