Energjia elektrike, banorët në Tale të Lezhës në protestë

schedule13:51 - 25 Nëntor, 2018

schedule 13:51 - 25 Nëntor, 2018

Në Tale të Lezhës energjia mungon herë pas here, por banorët protestojnë se po mbifaturohen. Ata thonë se nuk ka as elektriçist që të merret me defektet që shkaktohen nga një rrjet krejtësisht i amortizuar.

Ata thirrën gazetarët për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën e energjisë.  ABC News kërkoi një deklaratë nga Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike në Lezhë por nuk e mori atë. Operatori në Lezhë u justifikua se nuk mund të fliste për situatën dhe se kjo është kompetence e Drejtorisë së Përgjithshme.

Banorët kanë nënshkruar edhe një peticion me shqetësimet e tyre dhe nevojën e ndërhyrjeve që do t’i dërgohet Ministrisë së Energjetikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!