“Threex” janë një grup i veçantë që po korrin sukses në tregun muzikor shqiptar. Ato janë tre motra, që kanë bashkuar forcat dhe po ja dalin të krijojnë një emër.
Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, vajzat kanë treguar se idea për të krijuar një grup ka qenë e këngëtares, Eneda Tarifa, të cilën e kanë edhe të afërme.
“Nismëtarja e kësaj ideje ka qenë Eneda Tarifa. E kemi të afërme, ajo kur na dëgjoi na pëlqeu dhe tha pse jo mos të keni një grup vajzash se në Shqipëri nuk ka një të tillë”.
Më tej, ato folën edhe për këngën e re “Love me, hate me”, duke ndarë detaje të reja për publikun.
“Kënga na përshtatet me vokalin gjuha angleze prandaj bëmë këtë zgjedhje. Po edhe pse jo një famë ndërkombëtare, do na pëlqente.
Jemi shumë specifike për zhanrin, nëse na përshtatet me atë që ne na shkon. Ne kemi pasur shumë demo që nuk i kemi pranuar. Në fillim nisim me beatin, më pas tekstin. Po vijën melodike e kemi kryesore”./abcnews.al