Fitorja e Eneda Tarifës tek “Kënga Magjike” u shoqërua me diskutime të shumta, falë njerëzve që brohorisnin emrin e Fifit.
Një situatë e tillë, aludoi për një raport të ndryshuar mes këngëtareve, të cilat as nuk e ndiqnin më njëra tjerën në llogaritë përkatëse të Instagram-it. E ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Soiree”, Eneda foli për herë të parë për marrëdhënien që ruan sot me këngëtaren.
“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë me Fifin bëmë party, after-party dhe after, after-party. Të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë “cool” me njëra tjetrën!”- u shpreh Tarifa, duke mohuar çdo zë që flet për një krizë të mundshme mes tyre.
Mes të tjerash, ajo tregoi se në fakt kënga e preferuar e saj ishte “Thërime dashurie” e Marsela Çibukajt. Përsa i përket këngës së saj, këngëtarja më herët u shpreh kështu:
“Unë mendoj që edhe sikur të mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi. Mendoj që kjo këngë kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukura të ‘Këngës Magjike,’” thotë ajo. “Mendoj se do ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmetit.”/abcnews.al