Ëndrrat, shpjegimet dhe simbolikat e tyre janë gjithmonë një kuriozitet i madh për të gjithë. Por tashmë prej disa kohësh edhe në Shqipëri ekziston një platformë online, ku mund të gjesh shpjegime në gjuhën shqipe.
Krijuesja e “Ëndrra.net”, Bela Mero ka folur rreth kësaj nisme ditën e sotme në ‘ABC e Mëngjesit’. Ajo ka treguar se si funksion kjo platformë, duke theksuar se është pa pagesë për këdo.
“Kushdo që është kuriozë për ëndrrën që ka parë, mund ta klikojë faqen dhe mund të gjej shpjegimin. Është për të gjithë personat.
Ka një alfabet për të shpjeguar ëndrrat, idea është që gjithsecili mund ta ketë lehtë gjetjen e shpjegimit të ëndrrave. Për shembull te shkronja ‘B’, ke parë babain apo bebin në ëndërr dhe mund ta shohësh. Domethënë ne na duket sikur shohim gjithë natën ëndrra, por duhet të gjejmë pikën kyçe të ëndrrës.
Është free, pa pagesë me këtë kemi ecur edhe deri tani. Më pëlqen fakti që pëlqehet edhe pse nuk kemi folur për të, nuk e kemi promovuar, është hera e parë që flasim për këtë, por që na kanë shkruar shumë”.
Më tej, Bela ka thënë se zona më e klikuar në platformë janë ngjyrat dhe muajt, por edhe fjalë të ndryshme.
“Zona më e klikuar në platformën online është përgjithësisht përveç ngjyrave dhe muajve, më ka bërë përshtypje të paparë janë fjalët e ndryshme, fjala bebe për shembull është klikuar shumë. Gjatë kohës së tërmetit, njerëzit klikonin shumë tërmet se kishin ngelur me një lloj traume apo tani pandemia”./abcnews.al