VARSHAVË- Barazohet në 1:1 sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë. Ishte Robert Lewandowski, i cili shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke ndëshkuar portierin Thomas Strakosha.
Kaq mjaftoi dhe festa u ndez nga tifozët shqiptarë në stadium.
Kombëtarja shqiptare ka të kaluar në përgjithësi të vështirë ndaj rivalit të sotëm, Polonisë, sidomos në fushë kundërshtare.
Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim.
Skuadra kuqezi nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë një Kupe Bote, ndërsa Polonia është pengesa e parë drejt realizimit të ëndrrës së madhe.
Lajmi në përditësim…


