Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se mazhoranca votoi kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit, Endri Shabanin.
Në një komunikim me gazetarët, Balla u shpreh se fajin për mosdakordësinë mes tyre për këtë kandidaturë, e ka vetë opozita.
“Unë i uroj suksese Avokatit të ri të Popullit. Ditën e enjte, zoti Shabani duhet të paraqitet në Kuvend për të kryer betimin. Ndajmë të gjithë vlerësimin se Endri Shabani është kandidaturë e ardhur nga opozita. Mendoni se 36 mandate të Grupit Parlamentar të PD, mund të zgjedhin Avokat Populli? Duhet të marrë edhe votat tona. Ky është rasti më i mirë i zgjedhjes së kandidatit të Avokatit të Popullit, ndonjëherë në Shqipëri. Kam thënë që nuk do jetë i PS. Kam thënë që do votoj një nga kandidaturat e opozitës. Për mosdakordësinë mes tyre, fajin e kanë vetë.”, theksoi ai./abcnews.al

