Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja dhe tregon si qendron e vërteta

schedule15:43 - 26 Prill, 2022

schedule 15:43 - 26 Prill, 2022

Këngëtari i njohur Endri Prifti ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore. Ai e denoncoi në emisionin investigativ “Stop”, ku tha se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.

Nga ana tjetër,  së fundmi ka reaguar ish-bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica, e cila shprehet se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish- bashkëshortin tim. Apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklaratë është krejtësisht e pavërtetë. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet një verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe Endri Prifti nuk ka asnjë të ardhur”, ka deklaruar Kolevica.

Kujtojmë që çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!