“Ëndërruam, sakrifikuam dhe u kualifikuam”, grupi “Tifozat Kuq e Zi” reagon për suksesin e Shqipërisë

schedule20:31 - 17 Nëntor, 2023

schedule 20:31 - 17 Nëntor, 2023

Festë e madhe dhe reagime të panumërta për kualifikimin madhështor të kombëtares shqiptare në EURO 2024.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe grupi i TKZ, “Tifozat Kuq e Zi” në rrjetin social Facebook.

“Ëndërruam, sakrifikuam dhe në fund u kualifikuam.

Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “TKZ po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur EURO 2024 me ngjyrat Kuq e Zi.

Ne ja dolëm, por ky është vetëm fillimi”. / h.ll/abcnews.al