Ëndërr e realizuar, Grealish: S’ka si City në Angli, Guardiola më i miri në botë

schedule08:55 - 6 Gusht, 2021

schedule 08:55 - 6 Gusht, 2021

Jack Grealish është lojtari më i shtrenjtë i historisë së Premier League. Manchester City pagoi 100 milion paund tek Aston Villa për kartonin e 25-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me klubin e ri dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Sulmuesi i majtë ndihet i lumtur për transferimin te kampionët e Anglisë, duke e cilësuar si një ëndërr të realizuar faktin që do të aktivizohet me skuadrën e Pep Guardiolës deri në verën e vitit 2027.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që i jam bashkuar Manchester City. Kam ardhur tek ekipi më i mirë në vend, me një trajner që konsiderohet më i miri në botë. Të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar“, deklaroi lojtari anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!