Ende zjarr në Prespë/ Luftë me flakët për 12 ditë, avion rumun mbi Malin e Thatë

schedule10:38 - 16 Gusht, 2024

schedule 10:38 - 16 Gusht, 2024

Ne diten e 12 zjarri në e Prespes është ende aktiv. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri të enjten, flakët nuk janë shuar.  Situata më e rëndë paraqitet pranë kufirit në Tushemisht.

“Nuk ka rrezik per banesat, I lartë nese nuk ndërhyjmë, vatra akive ne kullote …

Për shkak të terrenit të vështirë autoritete lokale I kanë kërkuar Emergjencave Civile  një helikopter për të transportuar  ekipin e zjarrëfikësve dhe vullnetarëve pranë vatrave të zjarrit.

“Aktulisht numri I me I vogel I forcave te ushtrise, njerëzit te lodhur, smund ta përballojnë, presim të ndërhyjnë në pika të vogla që mund të menaxhohen, pjesa e sipërme është shumë e vështirë të menaxhohet … ”

Aktualisht në të gjithë vendin ka  14 vatra zjarri  aktive. Më problematike  sipas Emergjencave Civile  përveç malit të Thatë në Presë  janë vatrat   larg qendrave të banuara si në malin e Tomorrit, bjeshkët Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.

“Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.”

“Forcat ajrore dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë. Vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun.”

Përballë kësaj situate me flakët  Emergjencat Civile kërkojnë  bashkëpunimin e qytetarëve dhe  institucioneve të drejtësisë.

“Vlerësojmë intensitetin e shtuar të punës së Policisë së Shtetit për identifikimin dhe dërgimin përpara përgjegjësisë të autorëve të zjarreve. Kërkojmë nga organet e drejtësisë zbatimin korrekt të ligjit për të gjithë autorët e këtyre veprave penale që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, pronën, mjedisin dhe vlerat kulturore.

Ftojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht fermerët, që në këtë situatë me temperatura shumë të larta të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve.”

Shumë prej vatrave  në zonat e banuara  sipas  Emergjencave Civile janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve në ndezjen dhe administrimin e zjarreve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!