Ende të paidentifikuar autorët që sulmuan kryebashkiakun e Selanikut

schedule16:23 - 20 Maj, 2018

schedule 16:23 - 20 Maj, 2018

Policia greke po vijon hetimet për të zbuluar autorët e sulmit të dhunshëm ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Janis Boutaris. Prova e deritanishme, bazuar në pamjet e incidentit të së shtunës, sugjeron që i dyshuari i përket lëvizjes së ekstremit të djathtë.

Kryebashkiaku u shtrua në spital me lëndime në kokë, shpinë dhe këmbë. Boutaris u sulmua nga ekstremistët nacionalistë pas një ceremonie në përkujtim të të ashtuquajturit “Genocid Pontik”, masakrën e grekëve nga ana e turqve gjatë Luftës së Parë Botërore. Kryebashkiaku 75-vjeçar është i njohur për qëndrimin e tij të fortë anti-nacionalist.

“Ishte një sulm i neveritshëm, por jam mirë”, u shpreh ai.

Partitë kryesore të Greqisë e dënuan sulmin. Ndërkohë, edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dënoi dhunën ndaj homologut të Selanikut dhe nënvizoi se nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre përmes dhunës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!