Ende në spital turistja nepaleze/ U godit me motor në Berat, teksa kalonte rrugën

schedule15:21 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:21 - 6 Qershor, 2024

Policia e Beratit  arrestoi 20 vjeçarin që të mërkurën përplasi me motor një turiste nga Nepali.  33 vjeçarja u  godit ndërsa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ajo ka marrë dëmtime në fytyrë, hundë dhe nofull,  por  ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe  po trajtohet  në shërbimin e neurokirurgjisë në Spitalin e  Traumës në Tiranë.

Pacientët që paraqiten çdo ditë në urgjencën e këtij  spitali janë shtuar.   Traumat janë të ndryshme, por në 20- 30% të rasteve  shkak janë aksidentet rrugore.

“Para 3 – 4 muaj kemi qenë diku 150 vetë në ditë mestarisht u bë  2-3 muaj që ne kalojmë 190 në ditë.   Kjo  për vetë faktin se është shtuar lëvizjë e njerëzve sidomos në ditë të pushimit, dhe e dyta nga ajo që i pyesim ka shkelje flagrante të rregullave të qarkullimit. Përdormi i alkoolit, ka dhe raste personash të droguar që sjellin pasoja fatale jo vetëm për vete, por dhe për persona të tjerë.”

Kryesisht janë pacientë në moshë të mesme  një pjesë e të cilëve kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe shtrim në spital.

“Nga traumat pasojat janë të paparashikueshme,   invalidizuese për gjithë jetën ose humbje jete në disa raste.   Numri i pacientëve që shtrohen është rreth 25 – 30 në ditë.  Numër shumë i  madh për një spital si ne, afërsisht shtrohet një pavion në ditë.”

Rehabilitimi për shumë prej tyre sipas mjekëve    kërkon kohë  duke  i shtuar kështu  kostove shëndëtësore dhe ato financiare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!