Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I zhdukur prej disa ditësh, babai i tre fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës

schedule12:01 - 22 Janar, 2025

schedule 12:01 - 22 Janar, 2025

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.

Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës.



Ai ishte duke punuar në një bujtine atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë Edisonin, pas pune e kishte lënë në një siperfaqe të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!