Nesër, këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, festoi ditëlindjen e 26-të. Ajo ka vendosur që të festojë çdo vit në destinacione të ndryshme.
Ndërsa këtë herë, Enca ka treguar se ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.
“Dubai po vij”, ka qenë përshkrimi i njërit prej fotove që ka publikuar në InstaStory.
Sa i përket muzikës, edhe pse e vogël në moshë, Enca ka realizuar shumë hite muzikore. Më i fundit, është “Suavele”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.