Më 7 Qershor nis rrugëtimin nga Korça festivali “Open on tour” me një grup artistësh nga Argjentina. Ideatorët e këtij festivali janë çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. “Open Tour” prit të sjellë ritme folklorike dhe tangon argjentinase në të gjithë Shqipërinë.
Dy balerinët e suksesshme të Teatrit të Operës dhe Baletit Gert Vaso dhe Enada Hoxha janë dy ideatorët e festivalit “Open on Tour”. 10 balerinë të grupit argjentinas do të sjellin ritmet folklorike të vendit të tyre dhe tangon e famshme argjentinase. Enada Hoxha thotë se ne si vende na bashkon shumë çka.
.Megjithëse se s’do të ketë edhe ambiente të hapura siç është dhe vetë emërtimi i festivalit , çifti i balerinëve mendojnë se gjërat profesionale bëhen në skenë.
Përgjatë gjithë muajit Qershor ata do të performojnë në vende të ndryshme të Shqipërisë nga Korça, Tirana, Elbasani, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Drimadhe./ABC News Albania 24/7