EMRI+FOTO/ Ekzekutimi në qendër të Athinës, kush është 39-vjeçari që u vra me 4 plumba

schedule09:53 - 4 Tetor, 2021

schedule 09:53 - 4 Tetor, 2021

4 plumba i kanë marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar në Athinë mbrëmjen e së dielës. Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti ndaj 39-vjeçarit shqiptar të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.

Ndërkohë policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës. 39-vjeçari shqiptar njihej me emrin Keli, ndërkohë kishte marrë edhe nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” . Mësohet se Keli, ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur. Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë  e figura të estradës shqiptare.

Sipas mediave greke, shqiptari është arrestuar më parë për trafik droge. Ndërkohë sipas dëshmitarëve okular, vrasësi i tij ishte një person i maskuar dhe i veshur me një xhaketë gri. Pasi kreu krimin, autori u largua me një makinë tip “Toyota” ngjyrë gri. /abcnews.al/