EMRI/ Zbulohet se kujt i përkiste makina që shpërtheu në Kavajë

schedule23:53 - 7 Qershor, 2022

schedule 23:53 - 7 Qershor, 2022

Kanë dalë detaje të reja nga shpërthimi i makinës në Kavajë.

Sipas policisë makinës që i është vënë tritol, është në pronësi të efektivit të Policisë Rrugore, Lulzim Muça, i cili është nga Përrenjasi, por prej disa kohësh punonte në qytetin e Kavajës.

Gjithashtu bëhet e ditur se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa është dëgjuar në thuajse gjithë qytetin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!