Një plantacion me marijuanë dhe një sasi tepër e madhe e tharë dhe gati për shitje janë zbuluar nga një operacion i policisë greke në një zonë pyjore në Tripoli.
Operacioni është zhvilluar nga policia e Tripolit, në bashkëpunim me njësitë OPKE të Arkadias dhe Lakonias, ekipit të Mesinias, Departamentit të Hetimeve Kriminale të Peloponezit dhe njësinë e helikopterëve të policisë greke.
Policia gjeti të kultivuara gjithsej 1253 bimë marijuanë, të lartësisë deri në 3.5 metra të lartë, të cilat janë shkulur dhe konfiskuar së bashku me pajisjet përkatëse të ujitjes dhe kultivimit të gjetura në vend.
Përveç kësaj, në zonën e kultivimit, autorët kishin krijuar një zonë të veçantë të improvizuar për tharjen e fidanëve, si dhe zona ndihmëse, të cilat përdoreshin për akomodimin dhe vëzhgimin e plantacionit.
Aty janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton 398 kg 934 gram marijuanë të thara dhe një pjesë e paketuar dhe gati për shitje.
Policia ka identifikuar një nga të dyshuarit si pjesëtar i grupit kriminal që është përfshirë në këtë veprimtari dhe ka arritur ta kapë atë në zonën e Tripolit ndërkohë që po punon për identifikimin e autorëve të tjerë. I arrestuari mësohet se është shtetasi shqiptar Shqefen Ndreca 37 vjeç, nga Zejmeni i Lezhës, i cili qëndronte ilegalisht në Greqi. Vlerësohet se fitimet e pritshme që do të merrnin ky grup nga aktiviteti i tyre kriminal, do të arrinin në 10 milionë euro.