EMRI/ Vritet një person në lagjen “Partizani” në Shkodër

schedule08:31 - 12 Prill, 2022

schedule 08:31 - 12 Prill, 2022

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së martës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”.

Burime për ABC bëjnë të ditur se viktimë e këtij atentati ka mbetur Nazmi Bandulla. Ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka disa rekorde kriminale.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!