EMRI/ Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër

schedule21:02 - 18 Shtator, 2022

schedule 21:02 - 18 Shtator, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Burime për Abc bëjnë me dije se është vrarë në ambientet e një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku”, Erjon Xhenja  19-vjeç, i cili ka qenë ulur në një lokal pranë vendit të njohur si rruga e gjerë.

Ai është qëlluar nga pranë me armë zjarri pistoletë. Pas ngjarjes ekzekutorët janë larguar me shpejtësi duke përdorur një motoçikletë.