Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mësohet se 20-vjeçari Pavlin Preka është vrarë me armë zjarri.
Sipas gazetarit, Simon Shkreli i riu është gjetur i vrarë brenda në banesën e tij. Nga informacionet paraprake, fillimisht u dyshua se është vrarë me thikë, por që policia konfirmoi se është vrarë me armë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Pavlin Preka rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al