Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Burime për Abc bëjnë me dije se është vrarë në ambientet e një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku”, Erjon Xhenja 19-vjeç, i cili ka qenë ulur në një lokal pranë vendit të njohur si rruga e gjerë.
Ai është qëlluar nga pranë me armë zjarri pistoletë. Pas ngjarjes ekzekutorët janë larguar me shpejtësi duke përdorur një motoçikletë.