Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja për parkim, pranga autorit/ Landi Puja goditi me thikë Skerdilajd Isufin, sekuestrohet arma e ftohtë

schedule08:47 - 22 Shkurt, 2026

schedule 08:47 - 22 Shkurt, 2026

Pas disa orë kërkimesh   policia  ka  arrestuar autorin e dyshuar  të vrasjes së Skerdilajd Isufajt  pasditen e të  shtunës në Kavajë.

Landi Puja sipas policisë goditi disa herë me thikë 48 vjeçarin I cili si pasojë e plagëve të marra  humbi jetën.

Gjithçka ndodhi  për një vendparakimi.  Skerdilajd Isufaj  I cili  kishte shkuar tek nje I aferm ne lagjen 3 të qytetit kishte parkuar para banesës së Landi Puja.  Ky I fundit I ka kërkuar  të largojë automjetin. Kështu ka nisur  debati me dy 48 vjeçarëve. Isufaj thanë burime   reagoi ashpër ndaj Puja-s  I cili ka nxjerrë thikën dhe ka  goditur  48 vjeçarin  duke I shkaktuar vdekjen.



Puja sipas policisë  pas goditjes me thikë  u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh.

Gjatë kërkimeve policia  gjeti dhe  sekuestroi   në cilësinë e provës materiale  thikën me të cilën dyshohet se  autori  goditi  48 vjeçarin.

Hetuesit  po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!