EMRI/ Vrasja e policit në Lezhë gjatë kontrollit për drogë, del fotoja e autorit të dyshuar

schedule11:33 - 28 Shtator, 2021

schedule 11:33 - 28 Shtator, 2021

Ky që shikoni në foto është Aldi Rama nga Elbasani, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha. Efektivi u qëllua paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë, ku ai ndodhej në krye të detyrës në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia ka bërë me dije se 44-vjeçari është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi plumbi i ka prekur zemrën. Tashmë po punohet për kapjen e autorit Aldi Rama.

Samir Hoxha ishte nga Puka dhe prej vitesh punonte si efektiv policie në Lezhë dhe në Shëngjin. Ai dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kunë-Vain ku dhe u qëllua me armë zjarri, kultivohej lëndë narkotike.

Në vendin e ngjarjes në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. m.v/abcnews.al