Iu merrte foto të kartës së identitetit, shtetaseve, duke i mashtruar se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi, vihet në pranga 33-vjeçarja Donika Curri.
Donika Curri iu prezantohej qytetarëve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare.
Curri mashtronte nënat me fëmije duke ju thënë që jam shoqate dhe do ju lidh paga mujore dhe qytetarët i jepnin të dhënat e tyre personale, kartat e identitetit dhe ajo aplikonte për kredi pa dijeninë e tyre me shifra që varjon nga 300. 000 deri në 500. 000 lek
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj skeme mashtrimi dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al

