EMRI/ U kap me armë zjarri e municion luftarak në lokal, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

schedule09:46 - 17 Nëntor, 2023

schedule 09:46 - 17 Nëntor, 2023

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak në lokal. Bëhet fjalë për shtetasin Aurel Lazaj.

Gjatë operacionit të koduar “Befasia”, u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e tij. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi Aurel Lazaj, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!