EMRI/ U fut në ujë për të ndihmuar të dashurën, mbytet shqiptari në Itali

schedule20:58 - 6 Gusht, 2023

schedule 20:58 - 6 Gusht, 2023

ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar i cili jetonte në Altamura të Barit, humbi tragjikisht jetën pasi u mbyt në det. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Anxhelo Cara.

Ai kishte shkuar bashkë me të dashurën në plazhin në Baia Verde për të kaluar ditën e diel, por fati i të riut rezultoi të ishte tragjik.

Paraprakisht dyshohet se i riu u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave, por prej andej nuk arriti të dilte i gjallë.

Ekipi i emergjencës e nxori të riun 19-vjeçar pa ndenja nga uji, por nuk arriti dot të mbijetojë./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!