EMRI/ U dhunua me grushte, humb jetën qytetari në Shkodër

schedule12:08 - 13 Shtator, 2024

schedule 12:08 - 13 Shtator, 2024

SHKODËR- Një qytetar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, paraditen e kësaj të premteje.

Ai ishte në koma prej disa ditësh pasi u dhunua me grushte, ndërsa këtë të premte ka ndërruar jetë në spital.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporotn se viktima është Dedush Gjoni.

Autori që dyshohet se e ka goditur me grushte është Cen Sela, i cili është ndaluar nga policia dhe po hetohet./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!