EMRI/ Tre adoleshentët u aksidentuan në Sarandë, arrestohet pronari i automjetit

schedule11:21 - 22 Nëntor, 2023

schedule 11:21 - 22 Nëntor, 2023

Ka rënë në prangat e policisë shtetasit Orest Kalo, 41 vjeç, pronar i mjetit tip Benz, me të cilin udhëtonin tre të miturit që u përfshin në aksidentin në aksin rrugor Stjar -Bajkaj. Ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë drejtuesi i mjetit 14-vjeçari Orges Kalo.

Kujtojmë që adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e së martës, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orges Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.

Ndërkohë 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!