Është zbuluar identiteti i 26 vjeçarit shqiptar, i cili këtë të enjte u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit. Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë te fshehur në makinë.
Sipas burimeve policore, 26 vjeçari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri. Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar./abcnews.al