Një tentativë grabitjeje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Shkozës.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar Kledi Ymeri tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë.
Burime paraprake bëjnë me dije se i dyshuari ka qenë i armatosur. Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes, që dyshohej se ishte armë zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/



