EMRI/ Tentoi të arratisej përmes çatisë, arrestohet shqiptari në Angli, u kap me “shtëpi bari”

schedule09:49 - 2 Gusht, 2022

schedule 09:49 - 2 Gusht, 2022

Një shqiptar, i cili u kap duke ujitur më shumë se 600 bimë kanabisi në një “shtëpi bari” në Angli u përpoq t’i ikte policisë duke vrapuar mbi një çati.

Por oficerët e gjetën atë të fshehur në një shkurre.

Mediet britanike raportojnë se Aurel Cahani, personi i cili u gjet në fermë, kishte shkuar në Angli 3 vite më parë, dhe i ishte ofruar punë në ndërtim. Cahani paguhej nga trafikantët 1000 £ në muaj për tu kujdesur për fermën.

Vlera e bimëve narkotike  arrinte në 300.000  £.

Ai u përfaqësua në gjykatë nga avokati  Mizan Abdulrouf, i cili tha: “Ai pranoi të vinte sepse i duheshin paratë.”

Cahani u dënua me 30 muaj burg dhe do të paguajë një gjobë prej 190  £.

Gjykatësi tha se nëse nuk bën apel për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ai do të deportohet në Shqipëri nga Zyra e Brendshme pas përfundimit të dënimit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!