KRUJË- Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin e dështuar në Krujë. Mbrëmjen e kësaj të mërkure një 57-vjeçar, i identifikuar si Artan Goga u qëllua më armë zjarri pistoletë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar artorin e dyshuar dhe ai është Vladimir Merlika. Sakaq, burime nga spitali konfirmojnë se i plagosuri ka marrë plagë në kokë dhe po mbahet në kujdesin e mjekëve./ n.m.abcnews.al