Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër. Raportohet se i plagosur ka mbetur Ndue Preka.
Mësohet se i plagosuri është transportuar në spital dhe ka marrë trajtim mjekësor. I plagosuri në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka kuptuar asgjë dhe nuk e ka parë autorin që e ka qëlluar me armë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga ABC News, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.
/abcnews.al/