Tritoli në banesën e Ilir Koçiljas/ Identifikohet autori, një ditë pas ngjarjes u arratis nga Shqipëria

schedule11:40 - 3 Mars, 2024

schedule 11:40 - 3 Mars, 2024

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në 26 shkurt ku nje sasi eksplozivi u hodh në banesën e Ilir Koçiljas, dy jave pasi 35 vjeçari kishte vrare me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas një sherri për parkimin.

Sipas policisë autori që ka vendosur lëndën plasëse është Florin Llana, i cili shihet në video me një kapele dhe qese në dorë ku dyshohet se në të mbante lëndën plasëse.

Pas vendosjes së tritolit, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6. Florin Llana tashmë është shpallur në kërkim, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e tij.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi tjetër. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, Florian Llana.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes. Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur idemtifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në një banesë ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetas Florian Llana, i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!