Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë në rrugën “4 Dëshmorët”.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.M, 18 vjeç dhe A.H, 18 vjeç kanë plagosur me mjet prerës shtetasin, Stiven Toshkesi, 20 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.r.t/abcnews.al