Ish drejtuesi i ASHK Durrës, Ardian Kona është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për regjistrimin e një prone me dokumente false në Gjirin e Lalëzit.
Policia njofton se ndaj 52 vjeçarit gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg.
Në kërkim janë shpallur tre të tjerë, dy ish zyrtarët e Kadastrës Bled Zerba e Leandro Dervishi si dhe një tjetër person, që ka përfituar pronën. Ndaj tyre është dhënë gjithashtu masa arrest në burg.
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./abcnews.al