EMRI/ Rama propozon sekretarin e Komitetit të Rindërtimit

schedule11:42 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 11:42 - 30 Dhjetor, 2019

Në Kryeministri po zhvillohet sot mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Mbledhja drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë propozoi në postin e Sekretarit të Komitetit të Rindërtimit, Ilir Hoxhollin.

“Përpara se t’i jap fjalën drejtuesit për të bërë një përditësim të situatës, dëshiroj që të ndaj me ju mendimin  që në kushtet kur kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të Komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë. Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës””, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!