EMRI/ Ra nga çatia ku po punonte, kush është 42-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

schedule09:14 - 6 Nëntor, 2022

schedule 09:14 - 6 Nëntor, 2022

Është identifikuar 42-vjeçari shqiptar në Itali, i cili vdiq tragjikisht pasi ra nga çati ku po punonte.

Mediet italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armando Serjanin.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë, më 4 nëntor, në rajonin Chiabotto të San Giorgio Monferrato.

Pavarësisht ndihmës së parë nga kolegët dhe dërgimit të menjëhershme në spital, ai nuk arriti t’ia dilte.

42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!