EMRI/ Posedonte municion luftarak dhe vinte baste sportive, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

schedule08:33 - 7 Shkurt, 2024

schedule 08:33 - 7 Shkurt, 2024

Shtetasi Ylli Agasi, 49 vjeç, i cili posedonte municion luftarak pa leje dhe vinte baste sportive është arrestuar në Durrës.

Në kudër të operacionit “Sundimi i ligjit”, policia gjeti dhe sekuestroi qindra fishekë luftarak, pa leje. Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!