EMRI/ Po priste autobusin, 20-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje në Greqi

schedule13:58 - 1 Prill, 2024

schedule 13:58 - 1 Prill, 2024

Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe 20-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!