EMRI/ Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar, policia jep detajet

schedule09:07 - 26 Gusht, 2020

schedule 09:07 - 26 Gusht, 2020

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së mbrëmjes së të martës, ku mbetën të plagosur dy shtetasit Erison Gjeka dhe Ndue Pali.

Mësohet se autori i dyshuar është Enton Dushaj.

“Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas blu-ve, autori i dyshuar gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit Erison Gjeka, 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe Ndue Pali, 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

Ndërkohë Dushaj në nëntor te vitit 2018, u përfshi përsëri në një konflikt sëbashku me 3 persona të tjerë.

Asokohe policia e Shkodrës njoftoi:

“Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej personave ka qëlluar në ajër me pistoletë. Dy prej tyre të përfshirë në konflikt u arrestuan, por bashkë më ta u arrestuan dhe dy të tjerë që tentuan të mos kallëzonin krimin.

Sipas policisë në pranga u vendosën Enton Dushaj, 33 vjeç, Kristian Shkambi, 26 vjeç, Ardit Bajramaj, 27 vjeç dhe Eduard Bajramaj, 38 vjeç . Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në një lokal Enton Dushaj është konfliktuar me Eduard Bajramajn dhe në largim e sipër, i pari ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë.”

LEXO edhe: I plagosuri Erisen Gjeka, nip i Gjon Gjekës: I “forti i Shkodrës” u vra në 2013-ën

Për ngjarjen e mbrëmjes së të martës Prokuroria ka nisur hetimet për Dushajn i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbetën të plagosur dy shtetasit Erisen Gjeka dhe Ndue Pali.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!