EMRI/ Plagosja në Shkodër, identifikohet autori

schedule17:27 - 1 Shtator, 2020

schedule 17:27 - 1 Shtator, 2020

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës.

Autoritetet deklarojnë se kanë identifikuar autorin i cili qëlloi me armë zjarri ndaj 38-vjeçarit Tonin Larushku, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për ABC News, mësohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri janë shokë me njëri-tjetrin.

Sakaq policia ka njoftuar se është identifikuar autori i mundshëm, Luverdo Kola, 29 vjeç banues në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, ndërkohë policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Shkodër-Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës,  shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!