EMRAT/ Plagosi me thikë burrin e vajzës, pasi e dhunonte, arrestohen babai dhe dhëndri në Kavajë

schedule13:09 - 4 Korrik, 2024

schedule 13:09 - 4 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se 64-vjecari Petrit Derjaj ka plagosur me thikë dhëndrin e tij, Land Derjaj i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Kjo pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj gruas, vajzë së 64-vjeçarit. Si pasojë, të dy kanë rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Petrit Derjaj 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin Land Derjaj i cili është jashtë rrezikut për jetën;

46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”./abcnews.al