Ka marrë fund arratia e Artur Haxhiut, i shpallur në kërkim nga policia italiane pasi plagosi 2 shqiptarë dhe një italian 3 ditë më parë.
55-vjeçari shqiptar humbi gjurmët pasi braktisi furgonin e vjedhur nga kompania ku punonte në Bibone dhe gjeti një vend për tu fshehur.
Hakmarrja pas dënimit
Para dy vitesh njëri prej të plagosurve kishte denoncuar Artur Haxhiun se e kishte kërcënuar me thikë dhe në maj të këtij vitit 55-vjeçari u dënua me 2 muaj burg.
Lexo edhe: Plagosi 2 bashkëkombas dhe një italian, karabinierët në këmbë: Kërkohet shqiptari i rrezikshëm, mund të jetë i armatosur
Dy personat e tjerë të plagosur kishin dëshmuar kundër tij në gjyq.
Të enjten, ushtria, pas tre ditësh kërkime dhe patrullime pa ndërprerje në të gjithë territorin në kufirin me Friuli Venezia Giulia, i dha fund arratisë.
I arratisuri, i cili ndodhej në një autobus përgjatë itinerarit Portogruaro – Latisana – San Michele al Tagliamento – Bibione, u njoh nga një shtetas i cili kontaktoi menjëherë 112 duke vendndodhjen./abcnews.al/