Një 31 vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta ditën e sotme në Patoz. 31-vjeçari është dërguar në në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se ai është Klajdi Sulo i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
“Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.
31 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.” njoftoi policia.
Sakaq mësohet se janë shoqëruar 2 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e plagosjes.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të një pistolete.
Njoftimi i policisë:
Patos, Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.
31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al