EMRI/ Pjesë e grupit që do trafikonte 500 kg kanabis në Turqi, arrestohet 48 vjeçari në Vlorë

schedule11:06 - 3 Shkurt, 2024

schedule 11:06 - 3 Shkurt, 2024

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni që çoi në sekuestrimin e 500 kilogramëve drogë. Policia njofton se ndaj Kristian Skendajt nga Vlora ishte dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për prodhim dhe shitje narkotikësh.

48-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reset”, i zhvilluar në dhjetor 2023. Ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, përpunonin dhe më pas transportonin lëndën narkotike kanabis, në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare drejt Turqisë.

Sipas policisë, në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në fund të vitit të kaluar, u vunë në pranga 7 persona dhe u sekuestruan 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 500 kilogramë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!